NJË ADRESË NË ZEMËR TË QYTETIT – MUNDËSI PËR BANIM DHE INVESTIM
Në një nga pozicionet më të kërkuara të Durrësit, përgjatë bulevardit kryesor, ofrohet për shitje ky apartament me vendndodhje strategjike, në zemër të jetës urbane të qytetit.
Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati pa ashensor, të ndërtuar para viteve '90, i njohur për cilësinë e ndërtimit dhe parametrat e qëndrueshmërisë dhe sigurisë.
Organizohet në:
Korridor të bollshëm dhe funksional
Dhomë ndenjeje
Dhomë gjumi
Ambient kuzhine me dritare
Ballkon
Tualet me dritare
Vlera e kësaj prone qëndron mbi të gjitha te vendndodhja. Pozicioni në bulevard, në një zonë me kërkesë të vazhdueshme për banim dhe qira, e bën atë një alternativë interesante si për përdorim personal, ashtu edhe për investim në tregun e pasurive të paluajtshme.
Një adresë qendrore, pranë shërbimeve, institucioneve, dyqaneve dhe gjithçkaje që qyteti ofron.
Kontaktoni për më shumë informacion dhe per te organizuar nje vizite ne prone.
















