Shitet apartament duplex në vijë të parë bregdetare, i pozicionuar në katin e 5-6 të një pallati në zonën e Plazhit, Durrës. Prona ofron një organizim funksional dhe komod, ku kati i poshtëm përbëhet nga salloni i ndenjës së bashku me këndin e gatimit, 1 tualet dhe ballkon me pamje relaksuese nga deti. Në katin e sipërm ndodhen 2 dhoma gjumi të arreduara me kujdes dhe stil modern.
Apartamenti është i mobiluar dhe gati për banim ose për ta shfrytëzuar menjëherë për qira ditore, duke e bërë një mundësi shumë të mirë investimi. Pamja panoramike e detit dhe pozicionimi në vijë të parë bregdetare i japin kësaj prone një vlerë të shtuar dhe komoditet maksimal për pushime apo jetesë gjatë gjithë vitit.


































